Kakavijë, ndalohen 94 klandestinë në kufi

23/04/2015 00:00

Policia kufitare e Kakavijës ka ndaluar gjatë orëve të natës 94 klandestinë, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për të arritur vendet perëndimore.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilëve, mes klandestinëve ka edhe gra e fëmijë. Burimet shtojnë se disa prej tyre po merren në pyetje nga agjentët kufitarë.

Vetëm një ditë më parë, po gjatë natës, policia ndaloi 41 klandestinë të tjerë pranë kufirit me Greqinë. Ata ishin nga Siria dhe Sudani dhe sikurse këtë të enjte, mes tyre kishte gra e fëmijë.

Top Channel