Kakavijë, dorëzohet në kufi “luftëtari” 18-vjeçar

23/04/2015 00:00

Një 18-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia nën akuzën e pjesëmarrjes në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Arrestimi është bërë nga sektori i anti-terrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit mëngjesin e kësaj të enjteje.

Personi, të cilit policia i jep vetëm inicialet J.Ç, u deportua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel