Tiranë, zjarr në një klub nate; dëme materiale

23/04/2015 00:00

Një zjarr i fortë përfshiu mëngjesin e sotëm ambientet e një lokali nate, në Vaqarr të Tiranës.

Zjarri nisi në zonën e skenës së lokalit e më pas dëmtoi edhe ambientet e brendshme.

Pas njoftimit nga rojet, në vendin e ngjarjes mbërritën disa mjete zjarrfikëse që vunë menjëherë nën kontroll flakët.

Pas shuarjes, u konstatua se ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar nga kjo ngjarje.

Policia po vijon hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit.

Top Channel