Vlorë, zbulohen dhe asgjësohen 812 bimë narkotike në Dhërmi
23/04/2015 00:00
Policia e Vlorës ka kryer në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion anti-drogë, gjatë të cilit ka zbuluar dhe asgjësuar 812 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Sipas një njoftimi për shtyp, bimët janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Dhërmi, në vendin e quajtur Lamgadh, në një zonë të thellë pyjore.
Në njoftimin zyrtar saktësohet se bima narkotike, me gjatësi nga 3 deri në 10 cm, ishte e vendosur në kubikë gati për t’u mbjellë.
Aktualisht po punohet për identifikimin e pronarëve të kanabisit, ndërsa materialet i janë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Top Channel