Tiranë, makina përplas këmbësorin; rëndë 70-vjeçari
23/04/2015 00:00
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të moshuari është verifikuar këtë të enjte në kryeqytet.
Nga të dhënat zyrtare rezulton se ngjarja ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, ku një automjet në ecje e sipër ka përplasur një burrë 70-vjeçar.
Agjentë të policisë të ndodhur pranë vendit të ngjarjes kanë bërë të mundur dërgimin e të lënduarit në spital, ndërkohë që kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Nga burime zyrtare mësohet se 70-vjeçari është në gjendje të rëndë, pasi përplasja me automjetin me shpejtësi ka qenë shumë e fortë.
Më herët një tjetër aksident u verifikua në Tiranë, në zonën e Zogut të Zi, ku nga përplasja e dy makinave mbetën të plagosur dy persona.
Top Channel