Vlorë, shkëmbim zjarri mes dy të rinjve, një i plagosur

23/04/2015 00:00

Një përplasje me armë ndodhi paraditen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pas një sherri banal.

Në orën 10 e 45 minuta, në rrugën Transballkanike janë dëgjuar disa krisma arme njëra pas tjetrës, nga të cilat një person thuhet se ka mbetur i plagosur.

Mësohet se zanafillë e sherrit është bërë fërkimi i dy automjeteve në rrugë, një prej të cilave është gervishtur. Debati verbal i nisur mes të rinjve ka degraduar në nxjerren e armëve të zjarrit, duke qëlluar me to në ajër.

Policia ka arrestuar menjehëre disa persona të përfshirë në këtë incident, të cilët tentuan të largohen. Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë e disa gëzhoja.

Më herët gjatë muajit Vlora u bë skenë e një ngjarjeje të ngjashme mes disa të rinjve. Pas një sherri të nisur në një nga kazinotë e qytetit, dy grupe të rinjsh e kanë vazhduar atë jashtë, duke hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit. Për pasojë tre prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Top Channel