Heidi Klum tregoi më së miri fizikun e saj kur u zhvesh me të brendshme për t’u shfaqur në një video muzikore.

Supermodelja gjermane, 41 vjeç, u shfaq e mrekullueshme dhe mjaft provokuese teksa përdridhej në shtrat me aktori e serialit “Game of Thones”, Pedro Pascal, për regjistrimin e këngës “Fire Meet Gasoline” të Sia.

E veshur vetëm me të brendshme të zeza të marra nga koleksioni i saj, Heidi tregoi edhe njëherë linjat e saj që i kanë siguruar dhe reputacionin ndërkombëtar.

Videoja fillon me Heidin e veshur me një palë xhinse të ngushta dhe një këmishë të hollë të bardhë, para se të zhvishet e të përfshihet në një përqafim intim me aktorin 40-vjeçar në shtrat.

Më pas modelja spërkat me gazolinë gjithë shtëpinë dhe i vë asaj flakën.

Top Channel