Masat parandaluese për azilkërkuesit

23/04/2015 00:00

Policia kufitare shqiptare u ka refuzuar që nga 1 Janari i këtij viti 4800 shtetasve daljen në hapësirën Shengen, për mangësitë në dokumentacion.

Shkak për refuzimet janë bërë edhe dyshimet ndaj tyre për kërkimin e statusit të azilantit drejt Gjermanisë dhe Anglisë.

Në ditët e fundit refuzimet janë rritur ndjeshëm. Pothuajse 100 personave në ditë nuk u lejohet të udhëtojnë që prej datës 1 Prill.

Ministria e Brendshme njofton se është në pritje të dy avionëve të parë në datën 30 Prill nga Gjermania dhe Anglia, ku ndodhen shqiptarët e parë që kanë kërkuar azil gjatë vitit 2015 në këto dy shtet.

Top Channel