Blushi: Klasa politike po largon qytetarët

23/04/2015 00:00

Shqiptarët po i largon masivisht klasa politike. Kështu deklaroi në fjalën e tij në seancë plenare këtë të enjte deputeti socialist, Ben Blushi.

“Pse ikin shqiptarët më shumë se serbët, se maqedonasit? Në 25 vjet kemi humbur 1/3 e popullsisë. Më gjeni një vend tjetër në këto shifra? Ka vetëm një arsye: qeverisemi shumë keq. 1 milion banorë kanë ikur vetëm për një arsye: jetojnë keq. Po diskrimonojmë të varfërit! Kjo është arsyeja që po ikin. Asnjë luftë nuk e tret një popull, siç është tretur Shqipëria në 30 vjet. Nëse vazhdon kjo situatë, ka mundësi që Shqipëria për 3-4 dekada të përgjysmohet, për fat të keq! Kjo është e padrejtë!”, tha Blushi.

Blushi shtoi se duhet të përballojmë sot këtë kosto.

“Kjo është një emergjencë kombëtare, sepse Shqipëria po përgjysmohet. Nuk ka asnjë popull që ka humbur kaq shumë popullsi në kaq shumë vjet”, shtoi deputeti.

Por si bëhet kjo?

“Nuk e di si bëhet, por duhet solidaritet. Pesimizmi po largon shqiptarët. Ndalohet duke bërë shoqërinë më të drejtë, që nuk i jep arsye atij të varfërit për t’u larguar”, tha Blushi.

Top Channel