Meta: Pa arbëreshët nuk do kishte Shqipëri

23/04/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Itali, u prit nga
drejtuesit vendorë dhe komunitetet e 5 komunave të Unionit të Arbërisë
në Kalabri.

Gjatë fjalës së mbajtur, Meta vuri në dukje faktin se arbëreshët kanë një vend shumë të veçantë në ndërgjegjen kombëtare të të gjithë shqiptarëve, sepse po të mos kishte qenë për intelektualët arbëreshë, sot nuk do të kishim Shqipërinë, sepse arbëreshët ishin vendimtarë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës e të ndjenjës kombëtare.

“Sot arbëreshët janë një pasuri kombëtare shekullore, ndaj duhet të ndërtojmë një program të përbashkët konkret me komunat dhe me shtetin italian për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të jashtëzakonshme gjuhësore e kulturore të arbëreshëve, vlera që nuk kanë çmim”, tha Meta.

Zoti Meta ishte i shoqëruar në këtë pritje nga deputetët Fatmir Toçi dhe Blendi Klosi.

Top Channel