Sulmet amerikane vranë dy pengje të Al Kaedas

23/04/2015 00:00

Shtëpia e Bardhë konfirmoi vdekjen e dy personave, një shtetasi amerikan dhe një shtetasi italian, gjatë një aksioni kundër Al Kaedas në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit.

Amerikani i vrarë është Warren Weinstein, një mjek që mbahej nga militantët ekstremistë prej viti 2011, ndërsa viktima tjetër është shtetasi italian i identifikuar si Giovanni Lo Porto, i rrëmbyer në vitin 2012.

Që të dy kanë gjetur vdekjen gjatë një sulmi ajror të avionëve amerikanë në muajin janar të këtij viti.

Presidenti Barack Obama shprehu dhimbjen dhe keqardhjen për këto sulme. Ai tha se Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulmin duke menduar se në bazën në fjalë strehoheshin vetëm militantë dhe jo pengje të Al Kaedas.

Shtëpia e Bardhë shtoi se në operacionet ajrore kundër terrorizmit në rajonet malore në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit janë vrarë edhe dy shtetas të tjera amerikanë, Ahmed Farouq dhe Afam Gadahn, që i ishin bashkuar radhëve të Al Kaedas prej kohësh.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Obama merr përsipër ‘përgjegjësinë e plotë mbi këto operacione’, ndërsa njofton edhe nisjen e një hetimi të brendshëm për të kuptuar se çfarë ndodhi në rastin në fjalë dhe për të shmangur të tilla tragjedi në të ardhmen.

Top Channel