Maradona takon Papën për herë të tretë

23/04/2015 00:00

Ish-futbollisti Diego Armando Maradona ka takuar për herë të tretë Papa Françeskun dhe pas takimit e konsideroi Atin e Shenjtë si një “njeri fantastik”.

“Është një Papë shumë i mirë, fantastik do të thoja. Po bën gjëra shumë të mira për fëmijët. Jam një tifoz i madh i tij, tifozi numër 1”, tha Maradona në një konferencë për shtyp në Vatikan.

Ish-lojtari i Napolit vizitoi Vatikanin për të promovuar projektet e “Scholas Occurrentes”, një organizatë edukative ndërkombëtare që është themeluar në Buenos Aires nga Papa, kur Jorge Bergoglio ishte arqipeshkv i kryeqytetit argjentinas.

Maradona është takuar me Papën më 1 dhe 4 shtatorin e vitit të kaluar, me rastin e organizimit të “Ndeshjes së Paqes”.

Top Channel