Makina e Paul Walker del në ankand

23/04/2015 00:00

Makina e Paul Walker në filmin ‘Fast and Furious’, e tipit Toyota Supra, ka dalë në ankand.

Fansat e sagës do të mund të shohin nga afër makinën, e cila është përdorur gjatë gjithë filmit. Ajo gjithashtu shfaqet edhe në skenën e fundit të filmit ‘Furious 7’.

Toyota Supra është krijuar nga Eddie Paul në Kaliforni. Vlera e makinës ikonë mendohet të jetë nga 150.000 dollarë deri në 200.000 dollarë.

Top Channel