Operacioni “Shiringa” në Korçë, sekuestrohen 34 doza heroine dhe arrestohet shpërndarësi

23/04/2015 00:00

Policia e Korçës ka sekuestruar të enjten 34 doza heroine dhe ka arrestuar shpërndarësin e tyre, gjatë një operacioni antidrogë të koduar me emrin “Shiringa”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, Brikel Cenolli, 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, nga agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me unifiormat blu të Korçës.

“Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë operative u dyshua se 31-vjeçari Cenolli, banues në fshatin Vashtëmi të rrethit të Korçës, posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta. Ndaj organizua dhe u zhvillua operacioni antidrogë i koduar ‘Shiringa’, bëri të ditur policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material 34 doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë, 306 gramë lëndë e dyshuar si metadon, disa shiringa dhe age dhe dy aparatë celulari.

Policia shtoi se materialet përkatëse ia kaloi Prokurorisë së Korçës, për hetime të mëtejshme ndaj Cenollit, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel