Basha: Rama do humbasë thellë më 21 Qershor

23/04/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj akuzave të Kryeministrit Edi Rama se nuk ka bërë asgjë për Tiranën, duke deklaruar se Ramën e pret një humbje e thellë në zgjedhjet e 21 Qershorit.

“Edi Ramën e pret një humbje e thellë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sa për akuzat, përgjigjen për këtë e ka thënë puna ime dhe do ta japin edhe qytetarët e Tiranës me votë”, deklaroi kreu i demokratëve.

Basha u shpreh i bindur se kandidati i opozitës për Tiranën, Halim Kosova do të jetë kryetari i ri i Bashkisë. Ai deklaroi se Halim Kosova i bën nder Tiranës.

Top Channel