Disa foto të çuditshme të dy modeleve që pozojnë në mënyrë pasionante me një ari të madh po habisin botën. Fotot janë realizuar në një pyll në periferi të Moskës dhe tregojnë modelet Maria Sidorova dhe Lidia Fetisova duke përqafuar dhe puthur kafshën 650-kilogramëshe.

Qëllimi i këtyre fotove është të nënvizojnë rëndësinë e bashkëjetesës me arinjtë dhe të sensibilizojnë njerëzit që të heqin dorë nga gjuetia.

Fotografja Olga Barantseva thotë: “Donim të tregonim harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe arinjve. Bëhet fjalë për një miqësi tradicionale në Rusi. Nuk duhet të merremi me gjueti ndaj miqve tanë që jetojnë në pyll”.

Njëra nga modelet u shpreh: “Në fillim kisha frikë, por sapo e përqafova, ndjeva ngrohtësinë dhe butësinë e tij. Kjo eksperiencë më bëri të kuptoj që arinjtë nuk janë të rrezikshëm për ne”.

FOTO GALERI
1/6
Fotot janë realizuar në një pyll në periferi të Moskës

Top Channel