Shkodër, arrestohet i riu i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë

23/04/2015 00:00

Policia e Shkodrës ka prangosur një person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

I ndaluari është shtetasi Mirian Margjokaj, 27 vjeç, banues në Komunën e Velipojës.

Ndaj të riut Prokuroria e Shkodrës ka ngritur akuzat e ’vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rëndë me dashjë e kryer në bashkëpunim’.

Dyshohet se 27-vjeçari, në Prill t vitit të kaluar ka qëlluar më armë zjarri pistoletë në një lokal në lagjen ”Vasil Shanto” në Shkodër në drejtim të dy pronarëve dhe të kamarierve për motive të dobëta.

Përveç kësaj, i riu rezulton me precedentë penalë pasi në 2009 është dënuar nga gjykata me 2 vjet e 6 muaj burg për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Top Channel