Rama në Gjermani, takime me bizneset
23/04/2015 00:00
Kryeministri Edi Rama është nisur për në Gjermani, ku do të këtë një sërë takimesh.
Top Channel ka mësuar se kreu i qeverisë në Shtutgart do të zhvillojë një takim me bizneset gjermane për të promovuar mundësitë e investimeve në Shqipëri.
Edi Rama do të pritet edhe nga kryeministri i landit të Badenit.
Top Channel