Loretta Lynch votohet kryeprokurore e SHBA

23/04/2015 00:00

Senati amerikan konfirmoi kandidaturën e Loretta Lynch si Prokurore të Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara.

Ky hap do të thotë që Lynch bëhet gruaja e parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara që merr këtë detyrë.

56 senatorë votuan pro kandidaturës së saj, ndërsa 43 të tjerë kundërshtuan. Votimi u vonua për pesë muaj nga ana e Senatit për shkak të përplasjes me Presidentin Barack Obama për reformën në emigracion dhe një sërë çështjesh të tjera.

Lynch do të zëvendësojë në këtë post Eric Holder, që ka mbajtur këtë pozicion që prej ardhjes në krye të Shtëpisës së Bardhë të Barack Obama-s.

Top Channel