Ndarja Grande-Big Sean, Justin Bieber është arsyeja?

23/04/2015 00:00

Ata janë ndarë në fillim të këtij muaji si pasojë e axhendave shumë të ngjeshura, por raportohet se performanca e fundit e këngëtares Ariana Grande, në të cilën Justin Bieber e përqafoi në skenë, e ka lënduar shumë reperin Big Sean dhe kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes.

Burime të afërta me ish-çiftin kanë thënë për ‘TMZ’: “Sean shprehet se ishte ai që i dha fund marrëdhënies së tyre për shkak të papjekurisë së saj”.

Por, sipas të njëjtës faqe, raportohet se marrëdhënia e tyre nisi të shkonte drejt fundit kur Ariana nuk qe e pranishme për të mbështetur Big Sean në performancën e tij në House Blues, në West Hollywood.

Top Channel