Kur gara është më e rëndësishme se paraqitja

23/04/2015 00:00

Zakonisht në fund të një gare shkohet me kokë, dhe kjo vlen edhe për garat me kuaj.

Por Blake Shinn ishte i pafat në garën hapëse të një turneu në Australi, ku më shumë sesa koka tërhoqi vëmendje një incident sa i pakëndshëm aq edhe qesharak.

Garuesit mbi kalin “Miss Royale” në Hyland Race Colours Plate” i ranë pantallonat dhe një pjesë të mirë të garës e zhvilloi me pantallonat e ulura dhe kaq mjaftoi që në përfundim të garës më shumë lajm të përbënte fatkeqësia e tij sesa rezultati.

Top Channel