Fier, rreth 100 banorë të fshatit Marinzë protestë para zyrave të “Bankers”

23/04/2015 00:00

Rreth 100 banorë të fshatit Marinzë në Fier kanë protestuar ditën e enjte para zyrave të kompanisë “Bankers”.

Mësohet se shtëpitë e banorëve që dolën në protestë nuk janë prekur nga shpërthimet e fundit të gazit, por ata pretendojnë se shpërthimet e “Bankers” kanë shkaktuar probleme edhe në banesat e tyre dhe askush nuk është kujtuar për t’i vlerësuar dëmet.

Ndërkohë, banorët theksojnë se nuk do të largohen nga ambientet e kompanisë deri në zgjidhjen e problemit të tyre. Ata shprehen se do të vijojnë protestën deri në largimin e plotë të kompanisë.

Top Channel