Akuza për terrorizëm ndaj një 14-vjeçari në Britani

24/04/2015 00:00

Prokuroria në Britaninë e Madhe ka ngritur dy akuza për terrorizëm ndaj një 14-vjeçari nga Blackburn-i.

Ai është akuzuar për nxitje të terrorizmit në Australi, pasi ka shtyrë një person për të kryer një sulm më 25 prill, në ditën historike australiane të quajtur “Anzac”, e cila përkujton ushtarët australianë dhe të Zelandës së Re të vrarë në luftë. Gjithashtu, ai ka nxitur edhe një tjetër person për të ekzekutuar dikë me prerje koke në Australi.

Sipas BBC, 14-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të moshës, është personi më i ri kundrejt të cilit janë ngritur akuza për terrorizëm në Britaninë e Madhe deri tani.

Autoritetet britanike kishin zbuluar bisedat në internet të të riu me një person në Australi dhe më pas kishin lokalizuar vendndodhjen e 14-vjeçarit, ndërsa informacionet u kaluan menjëherë edhe autoriteteve australiane.

Top Channel