Rusia dhe Argjentina bien dakord për një seri marrëveshjes

24/04/2015 00:00

Rusia dhe Argjentina kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh kornizë mbi bashkëpunimin ekonomik dhe energjinë pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë gjatë së enjtes.

Presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner dhe lideri rus Vladimir Putin e cilësuan bashkëpunimin si një “partneritet të plotë strategjik”.

Marrëveshja përfshin investimet e Rusisë në një central bërthamor në Argjentinë si dhe në një hidrocentral. Gjithashtu është arritur edhe një memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

BBC shkruan se Kremlini është i prirur për të rritur marrëdhëniet tregtare me vendet e Amerikës Latine për të kompensuar dëmet e shkaktuara nga sanksionet e vendosura nga Europa dhe SHBA-ja, pas krizës së Ukrainës.

Ndërkohë edhe Argjentina është në kërkim të investitorëve të huaj, pasi përpjekjet për të ristrukturuar borxhin dështuan.

Shoqëria bërthamore ruse “Rosatom” ra dakord për të ndërtuar një reaktor të ri. Shefi i “Rosatom”, Sergej Kirienko, tha se shpreson në nënshkrimin e marrëveshjes përfundimtare deri në fund të këtij viti. Ndësa, Vladimir Purin shtoi Rusia do të dërgojë në Argjentinë teknologjinë e saj të fundit për ndërtimin e këtij projekti. Ai tha gjithashtu se dy vendet kanë rënë dakord për të zgjeruar bashkëpunimin midis agjencive të tyre të mbrojtjes.

Top Channel