Shefi i Red Bullit: Nuk e di kur do të jemi të shpejtë

24/04/2015 00:00

Christian Horner, shefi i Red Bullit, ka deklaruar se nuk e di kur skuadra e tij do të jetë e shpejtë në këtë sezon të Formulës 1, që ka nisur si mos më keq për shkak të problemeve të motorit Renault.

“Kemi pasur një nisje të dobët të kampionatit. Jemi shumë larg pozicioneve që prisnim të ishim”, tha Horner në një intervistë për ‘formula1.com’.

“Kemi kontratë me Renault deri në vitin 2016 dhe duam që të zgjidhim sa më shpejt problemet që janë shfaqur. Me Renault kemi fituar 50 gara dhe 8 tituj kampion, kështu që nuk kemi pse mërzitemi”, shtoi shefi i Red Bullit.

Horner theksoi se Red Bullit i duhet të vuajë në këto momente, por nëse kjo vuajtje është baza për një të ardhme të mirë, “duhet pranuar me qetësi”.

Red Bulli e sheh veten në vend të katërt të klasifikimit për Konstruktorë, me vetëm 23 pikë të grumbulluara në 4 garat e para.

Top Channel