Peleshi: Testimi i infermierëve, nismë e shëndetshme

24/04/2015 00:00

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi se testimi i infermierëve është “një nismë e shëndetshme për burimet njerëzore të kujdesit shëndetësor në vend”.

“Është një nxitje pozitive dhe mënyrë për të njohur realitetin. Më pas, Ministria e Shëndetësisë do të marrë masat e duhura. Në një kohë shumë të shkurtër, kjo politikë e qeverisë do të kuptohet siç duhet”, tha Peleshi i ftuar në Kongresin Mjekësor Ndërkombëtar paraditen e së premtes.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi: “Ka një konsensus të përbashkët që ky testim na duhet dhe nuk duhet kompromentuar me mënyrën si do të bëhet”.

Top Channel