PD-ja prezanton Darien Xhindolin në Lushnje

24/04/2015 00:00

Është prezantuar zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike për kryetar për Bashkinë e Lushnjes. Prezantimi i kandidatit Darien Xhindoli është bërë nga deputeti Florion Mima përpara strukturave të PD-së të rrethit Lushnje.

“Vota e 21 Qershorit është votë kundër dyshes Rama-Meta, e cila po e çon vendin në humnerë”, theksoi deputeti Mima.

Sipas tij, sekuestrimi i banesës së personave që nuk paguajnë energjinë elektrike, tashmë i ligjëruar nga ky koalicion, është ligj i turpshëm, i cili nuk njihet në asnjë vend të Europës, ku synojmë të aderojmë.

Kandidati i PD-së, Darien Xhindoli, u shpreh se Lushnja ka nevojë për njerëz që dinë të administrojnë dhe kërkoi votën më 21 Qershor të çdo individi, pavarësisht bindjeve politike.

Top Channel