Zvicra, vendi më i lumtur në botë

24/04/2015 00:00

Vendi i orëve dhe çokollatave është më i lumturi në botë. Indeksi i tretë i përvitshem i World Happiness e vendos Zvicrën në krye të listës së vendeve ku njerëzit ndihen më mirë.

Në vend të dytë vjen Islanda, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia dhe Kanadaja.

Të fundit në renditje janë Togo, Burundi, Benini dhe Ruanda.

Raporti World Happiness merr në shqyrtim 158 shtete të ndryshme të globit dhe ka për qëllim të influencojë politikat qeveritare.

Top Channel