Mustafa emëron Jetviç, ministër për Komunitete dhe Kthime

24/04/2015 00:00

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, emëroi anëtarin e Listës Serbe
Dalibor Jevtiç në postin e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, si
pasardhës i ministrit të shkarkuar Aleksandër Jabllanoviç.

Dalibor Jevtiç ka qenë edhe më herët pjesë e një kabineti qeveritar në Kosovë, ku ka shërbyer si ministër për komunitete dhe kthim.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se Lista Serbe ka njoftuar kryeministrin Mustafa se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015. Jabllanoviç u largua nga posti i ministrit për shkak të fyerjeve, që ai u bëri disa protestuesve shqiptarë që nuk lejuan të hyjnë në Gjakovë disa pelegrinë serbë.

Top Channel