“E ke gjakun të ëmbël!” Ato që vuajnë nga të pickuarit e mushkonjave e kanë dëgjuar shpesh këtë frazë. Por, tani studiuesit kanë siguruar prova shkencore se genet tona vendosin me të vërtetë se kush pickohet nga mushkonjat dhe kush jo.

Shkencëtarë të ‘London School of Hygiene and Tropical Medicine’ testuan këtë teori në një studim, i cili dha rezultate befasuese.

Kërkimi, i publikuar në revistën ‘Nature’, ka një sfond serioz.

Shkencëtarët shpresojnë se kështu mund të hedhin bazat për përmirësimin e ilaçeve kundër mushkonjave, pasi sëmundjet e transmetuara prej tyre si malaria dhe ethet tropikale, janë përsëri në rritje.

Top Channel