Nju Jork, evakuohen njerëzit nga Statuja e Lirisë, alarm fals për bombë

24/04/2015 00:00

Një alarm për bombë mesditën e së premtes në Nju Jork, ka detyruar forcat e sigurisë të evakuojnë njerëzit përreth ishullit të Statujës së Lirisë, siç u bë e ditur nga Shërbimi i Parkut Kombëtar amerikan. Gjithsesi, pas shpërthimit të kontrolluar rreth orës 14:00 (me orën lokale), policia njoftoi se rafti i sendeve personale të turistëve ishte bosh. Si shenjë paraprake për t’u siguruar, u kontrolluan edhe raftet e tjera.

Evakuimi i vendngjarjes ka ardhur pas një telefonate, që kërcënonte për bombë brenda një rafti të mbyllur me kyç të turistëve, të marrë nga policia e Parkut Kombëtar të SHBA-ve rreth orës 11:30, siç u njoftua nga dy zyrtarë të zbatimit të ligjit.

Policia e Shërbimit në fjalë dërgoi qentë antieksplozivë, njëri prej të cilëve nuhati diçka të dyshimtë brenda raftit. Ndaj dhe policia e Parkut Kombëtar njoftoi Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, që të dërgonte ekipin e specializuar për bombat për të hetuar. Megjithatë, zyrtarët theksuan edhe paraprakisht, se nuk është diçka e pazakontë, që të marrin sinjale pozitive false nga qentë antieksplozivë.

Statuja e Lirisë u mbyll në Nëntor të vitit 2012 për shkak të dëmeve të rënda të pësuara nga superstuhia Sandy, e më pas u rihap për mbi 3,5 milionë vizitorë çdo vit, më 4 Korrik 2013, me një ceremoni prerjeje shiriti. Statuja iu dha Amerikës nga Franca në vitin 1886, në shenjë mirënjohjeje të miqësisë mes dy kombeve.

FOTO GALERI
1/5
Njerëzit e evakuuar, të mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë

Top Channel