Parku i Jelloustonit fsheh një supervullkan

24/04/2015 00:00

Parku i Jelloustonit, shtëpi e dhjetëra specieve në zhdukje, tërheq çdo vit miliona turistë amerikanë dhe jo vetëm.

I famshëm për bizonin, ujkun e gri dhe pyjet me pemë të larta, parku konsiderohet si një ndër perlat më të mëdha natyrore të Shteteve të Bashkuara.

Por parajsa mbi tokë fsheh ferrin nën të. Një grup studiuesish të Universitetit të Utah lëshuan alarmin; Parku i Jelloustonit është një minë me sahat, pasi nën sipërfaqje fsheh rezervat më të mëdha të magmës, pra një supervullkan.

“Sasia e shkëmbinjve magmatikë është e mjaftueshme për të mbushur 14 herë Kanionin e Madh”, thuhet në raportin e grupit, që ka studiuar nëntokën në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke përdorur skanimin në thellësi përmes një teknologjie të lartë.

Top Channel