Kim Kardashian pagëzon vajzën në Jeruzalem

24/04/2015 00:00

Vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, North, tani është një nga anëtaret më të reja të Kishës Ortodokse në Armeni, e cila është kisha më e vjetër në botë, pasi është pagëzuar në një ceremoni tradicionale.

Pagëzimi është bërë në vizitën e fundit të familjes së famshme në Armeni, duke bërë kështu që të ndërmerrnin një udhëtim të gjatë drejt Jeruzalemit për ceremoninë speciale të vogëlushes.

Kim, e cila njihet mirë për nxjerrjen në pah të aseteve të saj, gjatë kësaj ceremonie kishte veshur një bluzë më mëngë të gjata dhe një fund gjithashtu të gjatë duke mbuluar kështu trupin e saj për të respektuar etikën e veshjes së kishës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel