Përurohet lulishtja tek ish-parku, Basha akuzon Ramën

24/04/2015 00:00

I pranishëm në përurimin e një sheshi të ri në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, i cili për shumë vite ka qenë i mbuluar me inerte, kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama.

“Sot po e rikthejmë këtë hapësirë në një zonë të gjelbër, me një sipërfaqe thuajse sa gjysma e Parkut Rinia, në dispozicion të qytetarëve. Një tjetër vepër të zezë, sa i lartë ishte mali i plehrave këtu, aq e thellë ishte gropa e saj 10 metra prapa zyrës së kryebashkiakut dhe në 11 vjet nuk e pa njeri me sy. Dhe sot, kur dikush shkon në shtëpi nga zyra e kryeministrit në Surrel, prapë së prapë nuk ia zënë sytë. Sepse ka dikë që nuk ia zënë sytë mirë, kemi dikë që nuk i preferon veprat e mëdha. Ndërsa ky dikush fërkonte duart duke menduar se e bllokoi Bashkinë e Tiranës dhe qytetarët e saj, sot ndihet i befasuar nga kjo lulishte. I premtoj se do ta befasojmë prap në ditët e ardhshme”, deklaroi Basha.

Kryetari i PD, Basha u shpreh se këto projekte për Tiranën europiane do të vazhdojnë nga Halim Kosova.

Top Channel