Miley Cyrus, puthje pasionante me një femër

25/04/2015 00:00

Duket se Miley Cyrus nuk e ka vuajtur aspak ndarjen nga Patrick Schwarzenegger. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet këngëtarja, pasi është fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante me një femër.

Shoqja e saj Frankie Rayder nuk është e vetmja me të cilën Miley ka shkëmbyer puthje, pasi në një tjetër fotografi të publikuar, ajo shihet teksa puthet në buzë më një djalë misterioz, duke treguar se po e merr veten shumë shpejt pas ndarjes me Patrick.

Revista “People” ishte e para që raportoi se Miley dhe Patrick kishin vendosur ta shkëpusnin për pak kohë marrëdhënien e tyre, por këtë javë një burim, po për të njëjtën revistë, ka konfirmuar se nuk është thjesht një pauzë, por mes tyre ka marrë fund.

 

Top Channel