Burrel, thyhen xhamat e makinës së deputetit Hoxha. Reagon PD: Të zbardhet ngjarja

25/04/2015 00:00

Makinës së deputetit të PD-së, Bedri Hoxha, i janë thyer xhamat dhe
është dëmtuar në pjesë të ndryshme të saj, në orët e vona të së premtes.

Burime të policisë bënë të ditur se, makina e deputetit ka qenë e parkuar përpara një hoteli në qytetin e Burrelit, kur është goditur nga persona ende të paidentifikuar.

Dëmtimi i automjetit u zbulua në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se akti është i qëllimshëm. Policia tha gjithashtu se po punon për zbulimin e autorëve.

Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar Partia Demokratike, e cila e ka konsideruar sulmin “me prapavijë politike” dhe u ka kërkuar autoriteteve ligjore ta zbardhin atë. 

 

Top Channel