Lezhë, arrestohet 41-vjeçari; prej 12 vitesh dhunonte bashkëshorten

25/04/2015 00:00

Një 41-vjeçar, i cili sipas policisë, dyshohet se prej 12 vitesh
ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, është
arrestuar, ndërsa është lëshuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për
të dëmtuarën.

Burime zyrtare të policisë rajonale në Lezhë bënë të ditur se, në vijim të masave të marra për parandalimin e dhunës në familje, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet F.GJ, 41 vjeç, banues në Lezhë.

“Arrestimi i tij u krye, pasi në menyrë të vazhdueshme, prej 12 vitesh, ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke i shkaktuar plagë në kokë e trup bashkëshortes së tij”, shtuan burimet.

Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme ndaj 41-vjeçarit për “dhunë në familje”, policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për të dëmtuarën, urdhër që u lëshua menjhëherë nga Gjykata e Lezhës.

Top Channel