PD dorëzon në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin

25/04/2015 00:00

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dorëzuar këtë të shtunë në Kuvend projektligjin e opozitës për dekriminalizimin e politikës.

“PD dorëzoi sot në Kuvend projektligjin për dekriminalizimin e politikës, i cili përmban ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor. Nuk duhet të ketë më elementë të inkriminuar në politikën shqiptare”, ka deklaruar Bylykbashi.

Deputeti demokrat ka bërë me dije se, projektligji është bazuar në ekspertizat më të mira ndërkombëtare dhe përfshin kryesisht veprat kriminale të lidhura me terrorizmin dhe krimin e organizuar.

“I bëjmë thirrje mazhorancës që të mos e pengojë këtë projektligj, pasi duhet miratuar sa më shpejt”, ka vijuar Bylykbashi.

Top Channel