Braho takon Frrokun? Meta: Të zbardhet e vërteta

25/04/2015 00:00

Kryetari i Kuvendit, njëherazi edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka reaguar të shtunën rreth raportimeve mediatike mbi një takim të deputetit të LSI-së, Spartak Braho, me deputetin Mark Frroku në një spital privat.

Reagimi i kryeparlamentarit Meta ka ardhur përmes shefit të kabinetit të tij. Meta i ka kërkuar Brahos të sqarojë publikisht opinionin për të vërtetën.

Po kështu, Kryetari i Kuvendit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla që të verifikojnë e të hetojnë sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi nëse ky takim i pretenduar nga media ka ndodhur.

Nëse nga verifikimet dhe hetimet do të rezultojë e vërtetë se ky takim ka ndodhur, Kryetari i Kuvendit do të bëjë publik qëndrimin e tij duke qenë i bindur se asnjë deputet, cilido qoftë ai, nuk ka të drejtë të  sfidojë ligjet dhe vendimet e gjykatave.

Top Channel