Kosto financiare e dhunës, për çdo rast shkon 30 mijë lekë në muaj

25/04/2015 00:00

Përveç pasojave fizike e psikologjike, një i dhunuar në familje u kushton instrumentëve shtetërore, së bashku me shoqërinë civile, gati 30 mijë lekë në muaj.

Kjo shifër u publikua gjatë një aktiviteti në Durrës në vijim të fushatës kombëtare “Kosto e dhunës në qytetin tënd”,  nismë e një programi të Kombeve të Bashkuara.

“Për herë të parë bëhet informim dhe ndërgjegjësim i publikut, qytetarit për koston e shërbimit për një viktimë të dhunës, e cila për herë të parë është matur dhe ka dalë 38.700 lekë, një kosto shumë e lartë. Ne duam të hapim një dialog social dhe informim, jo vetëm me të interesuarit dhe grupet e interesit, por me gjithë qytetarët dhe publikun”, thotë Fabjola Egro, drejtuese e programit “Sot për të ardhmen”.

Qëllimi i fushatës, e cila përfshiu edhe anëtarë të mekanizimit të koordinimit të referimit të dhunës në familje pranë Bashkisë së Durrësit, është të hapë një debat publik për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Top Channel