Korçë, arrestohet për vjedhje 20-vjeçari

25/04/2015 00:00

Policia e Korçës ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar si autor të një serie vjedhjes të bujshme që kanë ndodhur në këtë qytet kohët e fundit.

I arrestuari është Joan Cigare. Ai është kapur në flagrancë prej uniformave blu pas operacionit të koduar “Gracka”. 20-vjeçari është prangosur në momentin kur po përpiqej të vidhte një automjet.

Sipas policisë, Cigare dyshohet si autor i të paktën 11 rasteve të tjera të denoncuara për vjedhje, ndërkohë që është dënuar në të shkuarën për të njëjtën vepër penale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme me akuzën e “vjedhjes”.

Top Channel