Shkodër, Keti Bazhdari takohet me mjekët

25/04/2015 00:00

Në prag të përgatitjes së programit elektoral kandidatja e  majtë për kryetare bashkie  në Shkodër, Keti Bazhdari, takimin e radhës me grupet e interesit e ka zhvilluar me mjekët e qytetit të Shkodrës.

Përveç mjekëve të njohur të qytetit, në këtë takim merrnin pjesë deputetët e Shkodrës, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku. Sipas Keti Bazhdarit qëllimi kryesor i këtij takimi është “të dëgjojmë shqetësimet e grupeve të interesit dhe konkretisht  të mjekeve me qëllim hartimin e një strategjie që t’i vijë në ndihmë mjekësisë në Shkodër.

“Për diçka duhet të jeni të sigurtë se në themel të çdo pune tonë do jetë transparenca  dhe në qëllim është rritja e cilësisë së shërbimit shëndetësor për ta bërë më të lehtë aksesin dhe mbështetjen ndaj popullsisë” – deklaroi Bazhdari.

Në takim u disa investime të rëndësishme dhe të menjëhershme nga qeveria si në rastin e qendrave shëndetësore të Velipojës e Dukagjinit, puna për të cilat fillon para zgjedhjeve. U njoftua gjithashtu  fillimi i projektimit të qendrave shëndetësore të reja në të gjithë territorin e bashkisë, projekt i cili përfundon brenda një viti.

Top Channel