Gruaja që ka alergji burrin e vet

25/04/2015 00:00

Një 28-vjeçare britanike vuan nga një formë e rrallë alergjie, që e ka detyruar prej disa muajsh që t’i qëndrojë larg bashkëshortit të saj.

E thënë më shkoqur, Kerry Armitage, 28 vjeç ka alergji bashkëshortin e saj, Peter.

Çifti ka 4 vjet që është martuar. Në fillim Kerry thotë se nuk kishte asnjë shqetësim. Alergjia i është zhvilluar gjatë martesës.

Sa herë që Peter i dhuron një puthje, lëkura e Kerry formon disa pulla të kuqe. Pas vizitave, mjekët i thanë se çdo sekrecion i lëngshëm i bashkëshortit të saj, i shkakton një reaksion të çuditshëm alergjik.

Top Channel