PS i përgjigjet PD: Dështimin e Bashës e pranoi edhe kandidati i tij

25/04/2015 00:00

Deputeti socialist, Ervin Bushati iu përgjigj akuzave të hedhura nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie në Roskovec.

Deputeti socialist, Ervin Bushati iu përgjigj akuzave të hedhura nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatit të opozitës për kryetar bashkie në Roskovec.

“Lulzim Basha vazhdoi sot turin e prezantimeve duke vënë në siklet kandidatët që duhet të dalin para qytetarëve në krah me Lulin, Lulin që u largua dhe nuk e përballoi dot garën për Tiranën. Njeriu që për katër vjet zëre se nuk ishte fare kryetar i Bashkisë së Tiranës, sot bredh lart e poshtë duke bërë premtime të kota. Sot foli nga Roskoveci për ditën e gjykimit popullor, por ashtu siç nuk u përball për gjykimin për vjedhjen e 230 mln eurove në Rrugën e Kombit, ashtu siç i bëri bisht edhe gjykimit për garën në Tiranë më 21 qershor si një frikacak duke e ditur se çfarë fundi spektakolar e priste. Lulzim Basha do të mbahet mend si kryetari i bashkisë më i paaftë që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Sot edhe kandidati i tij më i lodhur për Tiranën, e pranoi më në fund se në ç’derexhe e ka lënë Luli kryeqytetin. ‘Duke parë sesi po shkojnë gjërat për qytetin, ashtu si ju, edhe unë mendoj se duhet të bëjmë diçka për qytetin tonë’ – tha sot Halimi. Halimi ka të drejtë, situata në kryeqytet po shkon si keq e më keq. Më 21 qershor me votën e qytetarëve, Tirana do të lerë pas dështimin spektakolar të quajtur Lulzim Basha dhe do të futet në rrugën e zhvillimit duke votuar Erion Veliajn”- deklaroi Bushati.

Top Channel