Schumacher Jr debuton, 10 vende të rikuperuara dhe trofeu i debutuesit më të mirë

26/04/2015 00:00

Debutoi më në fund dhe, pavarësisht vendit të siguruar, tërhoqi sërish vëmendjen e medieve sportive botërore. Bëhet fjalë për Mick Schumacherin, djalin 16-vjeçar të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Gara e tij e parë në Formula 4 ishte në Oschersleben të Gjermanisë, ditën e shtunë. Aty ku ai e nisi nga vendi i 19, e mbërriti në fund në vendin e 9. Një vend ndoshta, jo shumë për t’u lavdëruar, nëse do të bëhej fjalë për pretendime për trofe, por ia vlen, sipas të gjithë specialistëve, të përgëzohet për garën e zhvilluar dhe për pozicionet e shumta të rikuperuara.

E pikërisht me këtë vend të 9 ka ardhur edhe trofeu i parë, që nuk ka të bëjë me vendet e podiumit, por ka një tjetër stimul: debutuesi më i mirë në garën e fituar nga bashkëkombasi i tij, Marvin Dients.. Me kërshëri priten garat e tjera, por djali i kampionit të botës, që ende po rikuperohet nga aksidenti i rëndë i Alpeve në Marbella, premton.

FOTO GALERI
1/1
Mick Schumacher me trofeun e parë: Debutuesi më i mirë

Top Channel