Elbasan, “Skampa” çel sezonin turistik

26/04/2015 00:00

Teatri “Skampa” në Elbasan e ka nisur këtë sezon turistik, duke vënë në skenë komedinë “Burri i trëndafilave”, të autorit italian Aldo de Benedetti.

Një trupë e zgjedhur aktorësh trajtoi me humor për publikun, probleme sociale dhe familjare që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Drejtori i Teatrit, Ilirjan Sulkja tha se Teatri “Skampa” do të ketë një sezon të pasur artistik.

Komedia “Burri i Trëndafilave” tregon sesi ndryshon jeta e një çifti, i cili prej kohësh ishte pushtuar nga monotonia. Histori dashurish, ingrigash dhe xhelozish rrotullohen rreth një misteri, i cili zgjidhet vetëm në fund.

Top Channel