Nepal, tjetër tërmet 6,7 ballësh, sërish orteqe në Everest

26/04/2015 00:00

Alpinistët dhe udhërrëfyesit e tyre në malin Everest nuk e kanë marrë ende veten nga vdekjet e shumta, dëmtimet e rënda apo edhe trauma e pësuar e ortekut të parë të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm prej 7,8 ballësh që tronditi Nepalin të shtunën, ndërsa tashmë janë goditur nga një tjetër tërmet.

Ky i së dielës nuk ishte edhe aq i fuqishëm sa i pari, por sërish konsiderohet i rëndë teksa raportohet i magnitudës 6,7. Epiqendra e tij ishte shumë pranë malit më të vizituar në botë, ku njerëzit janë ende të tronditur, disa të zhdukur dhe disa besohen të jenë varrosur nën borë. Tronditja e re ka shkaktuar sërish orteqe bore dhe shkëmbinjsh.

Të shtunën, qindra njerëz ndodheshin në malin Everest, në pritje për t’u ngjitur në të, kur ra edhe tërmeti i fuqishëm që shkaktoi mbi 1900 viktima në Nepal dhe 17 alpinistë të vdekur në kampin bazë të Everestit, si dhe shumë të tjerë të zhdukur.

Top Channel