Barcelona e pandalshme, fiton derbin ndaj Espanjolit

26/04/2015 00:00

Barcelona vazhdon të konfirmojë formën e saj shumë të mirë. Skuadra e Luis Enrikes ka fituar 2-0 në fushën e Espanjolit, në derbin katalanas, duke u shkëputur në krye të kampionatit spanjoll me 5 pikë mbi Realin e Madridit, që do të luajë sot në Vigo përballë Seltës.

Kanë vendosur golat e Nejmarit dhe Mesit për këtë sukses që nuk ishte aq i thjeshtë sa u duk, pasi për shumë minuta Barcelona luajti me 10 lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Hordi Albës.

Ndërkohë, ka buzëqeshur edhe Atletiko e Madridit, që pas eliminimit nga Champions League, fiton 3-0 përballë Elçes në “Visente Kalderon”. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

U hap seria me Grizhman, më pas Raul Garsia dhe në fund sërish sulmuesi francez vulosi fitoren me shifrat 3-0, duke konsoliduar vendin e tretë.  

Top Channel