Bajerni gati për festën, skuadra e Guardiolës fiton ndaj Hertës

26/04/2015 00:00

Bajerni i Mynihut ka mundur 1-0 Hertën e Berlinit dhe bëhet gati për festën e titullit të 25 në kampionatin gjerman.

Në javën e 30 të Bundesligës, djemve të Guardiolës i ka mjaftuar goli i Shvajnshtajger në minutën e 80 për tre pikët, që i afrojnë trofeun e radhës.

Bavarezëve nuk u mbetet gjë tjetër tashmë veçse të qëndrojnë në pritje për ndeshjen e sotme të Volfsburgut në shtëpinë e Mynshengladbahut, për të filluar festën.

Top Channel