Gjimnazisti që mban në kurriz shokun e tij deri në shkollë

26/04/2015 00:00

Një gjimnazist kinez ka tre vite që ka marrë përsipër të dërgojë në shkollë çdo ditë shokun e tij më të mirë, duke e mbajtur në kurriz.

18-vjeçari Xie Xu dhe 19-vjeçari Zhang Chi janë njohur në gjimnazin Daxu, në provincën e Jiangsusë në Kinë. Zhang vuan nga distrofia muskulore, një çrregullim që dobëson skeletin dhe e bën ecjen të vështirë.

“Është një histori shumë prekëse. Ata nuk janë vëllezër, por duken si të tillë. Xie ka tre vite që e mban në kurriz shokun e tij”, thotë Guo Chunxi, zv.drejtori i gjimnazit.

Adoleshentët qëndrojnë në konvikte të ndryshme dhe Xie e merr çdo ditë shokun e tij nga konvikti për ta çuar në shkollë. Gjithashtu, ai e ndihmon me punët e përditshme.

Sipas zv.drejtorit, të dy këta gjimnazistë mësojnë shumë dhe janë të parët e klasës.

FOTO GALERI
1/2
18-vjeçari Xie Xu dhe 19-vjeçari Zhang Chi

Top Channel